U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, kur atëkohë nga rinia studentore u refuzuan pjatat në Mensën e UP-së, si shenjë revolte ndaj sistemit qeverisës ish-jugosllav.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka thënë se kjo revoltë “e bukës” u shndërrua në lëvizje rezistence dhe sipas saj shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
“Kjo revoltë ‘e bukës’ u shndërrua gradualisht në lëvizje rezistence për të drejta përmbajtjesore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Prej këtu thirrja për Republikë u shndërrua në kauzë jo vetëm për përmirësimin e pozitës politike të shqiptarëve, por edhe për shtetin, të cilin sot e gëzojmë”, ka shkruar ajo.
Ajo thotë se studentet si çdoherë u kanë paraprirë ndryshimeve në Kosovë.
“Ky shpirt studentor mbajti gjallë përpjekjen për liri e pavarësi, për Republikën, të cilën e bëmë realitet dhe të cilën duhet ta forcojmë edhe më tej. Si çdoherë studentët u kanë paraprirë ndryshimeve në Kosovë. Ky ndryshim tashmë është realitet, ndaj sikur dikur kur ishin studentët që na unifikuan në kërkesën tonë për shtet, sot kemi nevojë sërish për një unitet të tillë që ta forcojmë shtetin e Kosovës, ta lartësojmë imazhin e tij dhe ta bëjmë një vend perspektive për rininë tonë!”, tha më tej Osmani.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...