Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka pasur shumë vërejtje për mënyrën se si është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Integrime evropiane, raporton KTV.
“Ky komision nuk e ka thirrur mbledhjen si duhet. Sepse duhet të ketë përballje pro e kundër e jo vetëm të mbetet si njoftim i Murat Mehës për demarkacionin. Është dashur të jenë të pranishëm edhe profesorë përballë komisionit shtetërorë dhe ata të ballafaqohen me në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë”, ka thënë Vjosa Osmani e cila ka shtuar:
“Janë bërë kaq muaj prej 25 gushtit prej kur është nënshkruar marrëveshja për demarkacionin dhe ne si deputetë ende nuk e dimë se çka do të votojmë në Kuvend. Prandaj ne nuk duhet të jemi sërish para aktit të kryer në ditën kur në Kuvend të vijë për ratifikim kjo marrëveshje”.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së