Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nderuar me çmimin “Alumni Nderi i UP-së” Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e universitetit, ku morën pjesë drejtues të UP-së, profesorë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, shkruan Arbresh.info
Të dy udhëheqësit, ish-studentë të këtij universiteti, u pritën me duartrokitje të gjata nga studentët, ndërsa theksuan rëndësinë që ka arsimi i lartë për zhvillimin e vendit.
Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj u shpreh se ky çmim është një nder i veçantë dhe një kthim simbolik në vendin ku filloi rrugëtimi i saj akademik:
“Ka diçka thellësisht të bukur dhe domethënëse për rikthimin e një ish-studenteje. Të rikthehesh këtu, jo më si studente por për të pranuar një titull nderi, nuk është e lehtë. Si studente mësova të ëndërroj, e si ligjëruese mësova si të mësoj të tjerët. Dija është pasuria më e madhe që mund t’i japim Kosovës. Të rinjtë janë shpresa e këtij vendi dhe po i japin Kosovës një imazh të ri,” tha Osmani.
Ajo shtoi se investimi në dije është investimi më fisnik dhe më i mençur
“Shteti që investon në arsim, investon në stabilitet. Është një nder i jashtëzakonshëm, një falënderim për të gjithë profesorët e mi. Universiteti i Prishtinës është zemra akademike e shtetit tonë. Një komb që nderon dijen, nuk ka arsye të frikësohet nga e ardhmja,” përfundoi Osmani, duke falënderuar rektorin dhe universitetin për këtë çmim./Arbresh.info

Murati: Opozita po saboton shtetin duke refuzuar themelimin ...
Ulutash mirënjohës ndaj Holandës për kontributin që jep në K...
Gjendet e vdekur një 40-vjeçare në ujërat e lumit Shkumbin
Vdes i riu nga Ferizaj, ishte punonjës në komunë
Prokuroria e Gjeorgjisë nis hetimet kundër ish-kryeministrit...
“Nuk e di a është gjallë” – nëna e serbit të rrëmbyer kërkon...