Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një deklarim para mediave ka folur për takimin që ajo së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, patën me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Presidentja tha se ky ishte një takim i shkëlqyeshëm ku u konfirmua se Kosova nuk ka mik më të madh, më të mirë dhe më të fuqishëm se SHBA-të, shkruan lajmi.net.
Ajo shtoi se edhe në këtë takim, u rikonfirmua se SHBA-të qëndrojnë për një marrëveshje me Serbinë, e cila në qendër ka njohjen reciproke.
“Ishte një takim i shkëlqyeshëm ku u rikonfirmua se Kosova nuk ka mik më të madh, më të mirë, më të fuqishëm se SHBA-të. Kemi biseduar për fuqizimin e subjektivitetit apo mënyrës se si Kosova fuqizohet në arenën ndërkombëtare përmes njohjes dhe çështjeve tjera. Diskutuam edhe për rolin konstruktiv në dialogun me Serbinë, duke hyrë në detaje në marrëveshjet që janë nënshkruar. Edhe Biden dhe Blinken, kanë qenë të qartë që dialogu të përfundojë në njohje reciproke, gjë që është konfirmuar edhe gjatë këtij takimi”, tha ajo.
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...