Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar në Facebook pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Osmani e ka cilësuar atë si mik të çmuar të Kosovës dhe mbështetës i palëkundur i rrugëtimit tonë euroatlantik, shkruan Arbresh.info.
“Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit bilateral, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë rajonale. E falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për angazhimin e Letonisë në KFOR”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe sigurisë globale, me aleatë të fortë përkrah./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...