Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kongresistët amerikanë, tha se të dy kanë mbështetur Kosovën dhe rajonin në vazhdimësi.
Ajo tha se folën për bashkëpunimin bilateral me Amerikën dhe përafrimin me NATO-n, përcjell rtv21.
Ajo u pyet për deklaratën e diplomatit Philip Reeker, i cili kërkoi një qeveri që bashkëpunon me amerikanët.
Osmani tha se në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë e as nuk do të ketë qeveri antiamerikane.
“Në Kosovë ka pasur gjithnjë dhe do të ketë gjithnjë në të ardhmen qeveri proamerikane, që mund ta gjejë ndokush, për shkak se kemi popullin më proamerikan dhe secila qeveri e Kosovës që vjen, vjen po nga ky popull,” u shpreh ajo.
Osmani siguroi se si presidente ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.
“Ata janë partnerë të pazëvendësueshëm për sigurinë tonë dhe ecjen tonë përpara në integrimet euroatlantike, prandaj është e rëndësishme që koordinimin ta kemi të plotë dhe bashkëpunimin e fuqishëm,“ u shpreh Osmani.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot