Me rastin e 12 qershorit, 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, organizuan pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalën e saj të rastit është shprehur se Dita e Çlirimit është një datë e rëndësisë së veçantë në historinë tonë të re.
Ajo theksoi se paqja e arritur para 24 vjetësh është, siç tha ajo, mbijetesa, ekzistenca, triumfi dhe liria jonë.
“Dita e Paqes, që ne e njohim edhe si Dita e Çlirimit, është një datë e rëndësisë së veçantë në historinë tonë të re. Paqja e arritur para 24 vjetësh është mbijetesa, ekzistenca, triumfi dhe liria jonë. Kjo ditë shërben si një kujtesë e triumfit të shpirtit njerëzor mbi prangat e robërisë dhe sakrificës së pareshtur për liri”.
“Kjo ditë përmbyllë një kapitull të errët të së kaluarës tonë dhe është dëshmi e vullnetit të paepur të atyre që luftuan për çlirim dhe të qëndrueshmërisë së atyre që duruan tmerret e robërisë”, u shpreh tutje ajo/klankosova
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...