Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e 28 marsit 1999, ku 16 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë nga forcat e regjimit serb në Podujevë. Ajo kërkoi drejtësi për viktimat dhe nënvizoi se dhimbja mbetet e pranishme deri sa të realizohet drejtësia.
Në një postim në rrjetet sociale, presidentja theksoi se ky krim ishte një akt barbar dhe një dëshmi e qartë e strategjisë gjenocidale të Serbisë ndaj popullit shqiptar.
“Ata ishin fëmijë që mbanin lodrat në duar dhe nëna që i përqafonin fort, duke u përpjekur t’i mbronin nga e keqja. Por, krimi kishte fytyrë, kishte uniformë dhe u bë me urdhra shtetërorë për t’i shfarosur pa dallim moshe e gjinie,” shkroi Osmani.
Ajo e cilësoi masakrën ndaj këtyre familjeve si një dëshmi të gjenocidit të kryer nga regjimi serb në Kosovë, një strategji e organizuar për shfarosjen e shqiptarëve. “Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu është dëshmi e strategjisë së organizuar të një regjimi që kreu krime të paimagjinueshme mbi popullin shqiptar,” shtoi ajo.
Presidentja Osmani rikujtoi se pa drejtësi, plagët mbeten të hapura dhe dhimbja përsëritet.
“Pa drejtësi, plagët mbeten të hapura dhe dhimbja përsëritet brez pas brezi”. “Ne nuk harrojmë, ndaj nuk ndalemi së kërkuari drejtësi për ta dhe për mijëra viktima të tjera të gjenocidit serb në Kosovë.” tha ajo.
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj