Presidentja, Vjosa Osmani, konsideron se Serbia është ajo që po e bllokon progresin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Nne nuk mund të marrim përgjegjësi për bllokadën që po shkakton pala serbe. Ajo çka mund t’ju siguroj është që Kosova do të jetë palë konstruktive dhe do të vazhdojë të jetë palë që respekton parimet dhe standardet më të larta evropiane, ndërkaq se si do të sillet Serbia varet nga ata, por fatkeqësisht sjellja e tyre e deritanishme vetëm e ka bllokuar progresin në dialog”, deklaroi Osmani.
Ajo rishprehu qëndrimin se këto negociata duhet të jenë të përqendruara në njohje reciproke.
“Mendoj që sa i përket udhëheqësve të delegacioneve, sikurse në çdo takim deri tani, kryeministri i vendit do të vazhdojë të potencojë që ky proces është i përqendruar në njohje reciproke. Njohja reciproke është parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë”, tha Osmani, në një konferencë për medie./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?