Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të ketë bisedime për koalicion me asnjë subjekt tjetër politik përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk kemi plan B”, thotë Osmani.
“Nuk negociojmë për koalicion me askënd tjetër”.
“Unë kam dalur para qytetarëve dhe jam zotuar se vetëm me VV’në bëjmë koalicion”, ka thënë Osmani në pressing.
Tutje Osmani shton se marrëveshja dështon vetëm nëse VV nuk dëshiron koalicion.
Ndryshe, grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së kanë përfunduar sot takimin e radhës për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës. Ky ishte takimi i pestë me radhë mes këtyre dy grupeve dhe dy partitë janë marrur vesh për shumë tema sikur shëndetësia, arsimi, ekonomia, numri i ministrive etj…
Tani pritet një takim mes dy kryetarëve të subjekteve për të lidhur zyrtarisht një koalicion.
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...