Ambasadori jorezident kanadez Alan Bowman, ka uruar kryekuvendaren Vjosa Osmani për detyrën dhe ka premtuar mbështetjen e shtetit kanadez në të gjitha proceset për të cilat ka nevojë Kosova.
Osmani i ka thënë ambasadorit Bowman se synim i kësaj legjislature është fuqizimi i diplomacisë parlamentare dhe rolit të Kuvendit në politikën e jashtme.
Ajo e ka njoftuar ambasadorin Bowman për krijimin e grupeve të miqësisë parlamentare, ndër të cilët është edhe ai me Kanadanë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për rëndësinë e përfshirjes së grave në delegacione ndërkombëtare, në misione diplomatike dhe në garantimin e mundësive të barabarta. Gjithashtu, u diskutua mundësia e organizimit të një vizite të parlamentarëve kanadezë në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar./arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...