Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është nisur drejt Drenasit.
Osmani rrugës për atje ka ndarë një video në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se kjo komunë ka histori të jashtëzakonshme të njerëzve trima e trimëresha, njerëz që e kanë shkruar historinë e Kosovës.
“Jemi rrugës për në komunën e Drenasit, komunë me një histori të jashtëzakonshme të njerëzve trima e trimëresha, njerëz që e kanë shkruar historinë e Kosovës, njerëz që kanë sakrifikuar shumë për lirinë që e gëzojmë shumë sot. Njëkohësisht edhe njerëz që kanë prosperuar e kanë ecur përpara dhe sot na bëjnë krenar me sukseset e tyre kudo”, tha Osmani.
Presidentja tha se do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci, me rinën, përfaqësues të organizatave joqeveritare e qytetarë të Drenasit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër