Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta.
Osmani e ka cilësuar Nanon si një prej figurave kryesore të tranzicionit demokratik në Shqipëri dhe një kontribues të rëndësishëm në transformimin politik pas viteve ’90.
“Ai ishte një prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri dhe luajti rol në transformimin politik pas viteve ’90. Si themelues dhe udhëheqës i Partisë Socialiste, Fatos Nano pati rol transformues në drejtimin e saj, duke e shndërruar në një forcë moderne, evropiane dhe të përkushtuar ndaj dialogut politik. Përmes vizionit të tij, ai kontribuoi në ndërtimin e një kulture më paqësore dhe më bashkëpunuese në jetën politike shqiptare”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...