Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë Frederic Meurice, ka falënderuar për ndihmën e deritashme dhënë Kosovë, me bindje se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe më tutje.
Kryetarja Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mirë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Rugova, që para shpalljes së pavarësisë së vendit, shkruan Arbresh.info.
U diskutua edhe për situatën politike në vend dhe procesin e dialogut më Serbinë. Kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual.
Më tej, ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t`i paraprijë paqes e pajtimit.
Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmend mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën./Arbresh.info/
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...