Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në Kolumbi ku është mirëpritur nga presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës presidenti e kryetarë të Komisioneve.
Osmani ka thënë se ka diskutuar për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë.
“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, z.Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve. Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falenderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...