Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet për raportin për Kosovën ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për demokraci.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ripërsëriti se Serbia priste që më 24 shtator Kosova të bëhej si Krime.
Mirëpo siç tha Osmani, u zunë në befasi nga Policia e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Sa i përket deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq gjatë këtij takimi, Osmani tha se Serbia përpiqet që ta shndërrojnë agresorin në viktimë të agresionit.
Ndërkaq, lidhur me mohimin e rolit të Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë, Osmani tha se faktet janë të pamohueshme.
Ajo tha se grupi terrorist është financuar, trajnuar dhe armatosur e strehuar nga Serbia.
“Faktet janë të pamohueshme, provat e tregojnë të kundërtën. Këto grupe terroriste, paramilitare janë financuar, trajnuar, armatosur dhe strehuar nga një burim: Republika e Serbisë.” , tha ajo.
Mirëpo, shefja e shtetit deklaroi se Kosova do mbetet e lirë dhe e pavarur.
“Kosova, një republikë e lirë sovrane e pavarur dhe një republikë e lulëzuar, dhe kështu do të jetë për aq kohë sa toka të rrotullohet rreth diellit”.
“Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim”.
Ajo ka përkujtuar edhe heroin Afrim Bunjaku, që u vra gjatë sulmit terrorist. Osmani tha se Bunjaku na kujton se sa e çmueshme është liria.
“Heronjtë si Afrim Bunjaku na kujtojnë çdo ditë se sa e çmuar është liria dhe sa vigjilentë duhet të jemi për ta mbrojtur atë. U preftë në paqe dhe kujtimi i tij të shërbejë si një kujtesë për të gjithë ne, për nevojën për t’iu kundërvënë forcave autoritare dhe keqdashëse, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në mbarë botën”, deklaroi Osmani. /Arbresh.info/
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...