Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në 27 vjetorin e Masakrës së Lybeniqit.
Gjatë deklarimit për media, Osmani u shpreh se aty u vranë edhe foshnjet 18 muajshe.
“Këtu u vranë e u masakruan edhe gratë shtatzëna, këtu u vranë edhe foshnjet në barkun e nënës e këtu u vranë edhe të moshuarit që nuk mund të lëviznin. Këtu u shpërfaq në mënyrë më mizore qëllimi i regjimit gjenocidal serb. Qëllimi ishte që ta shfaroste popullin shqiptar nga faqja e dheut”, deklaroi ajo.
“Këtë qëllim nuk e arriti kurrë sepse populli shqiptar u ringrit, familjet në Lybeniq u ringritën”, theksoi Osmani.
Më 1 prill 1999-të në Lybeniq të Pejës, nga grupi famëkeq serb “Çakejt” u vranë 80 civilë shqiptarë.
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...