Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar dje Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM) në Riga të Letonisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike.
“Dje, në Riga, vizitova Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM)– një institucion kyç në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe në mbrojtje të integritetit të informacionit. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike dhe komunikim strategjik, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Osmani.
Tutje, e para e vendit dha detaje rreth takimeve që zhvilloi gjatë ditës së martë në Letoni.
“Vazhduam tutje me një diskutim në Shtëpinë e Evropës bashkë me gra lidere dhe aktiviste në Letoni për të ndarë me to rrugëtimin e Kosovës si vend që ka përjetuar luftën, por që sot avancon përpara me gratë në qendër të çdo procesi demokratik dhe të sigurisë”, tha Osmani.
“Vizitën e përmbyllëm në Muzeun e Okupimit të Letonisë si një moment reflektimi të thellë mbi historinë e përbashkët të qëndresës ndaj pushtimit dhe padrejtësisë. Si Kosova, ashtu edhe Letonia, mbijetuan përmes rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Kujtesa kolektive është forca jonë – për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të drejtë e të sigurt”, tha Osmani./Arbresh.info
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...