Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite zyrtare në Republikën e Letonisë, është pritur nga Presidenti letonez, Edgars Rinkēvičs, me të cilin ka zhvilluar një takim përmbajtësor dhe me fokus në thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Presidentja Osmani falënderoi homologun letonez për përkrahjen e vazhdueshme që Letonia i ka dhënë Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit, si dhe për mbështetjen e palëkundur në rrugëtimin euroatlantik të vendit.
“Në takim me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike. Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta”, tha Osmani./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër