Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare, ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, Presidentja Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme dhe ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të tyre. Ajo ka përmendur synimin e Kosovës për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare, ndaj ka kërkuar mbështetjen gjermane, transmeton arbresh.info
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e BE-së, OKB-së, por edhe e shumë organizatave ndërkombëtare. Shpresoj që Gjermania të marrë në konsideratë rolin udhëheqës në mbështetjen tonë për të arritur këtë qëllim”, ka thënë Presidentja Osmani në takim me ministrin Maas.
Në takim është biseduar edhe për procesin e dialogut me Serbinë. Presidentja Osmani edhe në këtë takim e ka potencuar se rezultati përfundimtar i negociatave duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues në Kosovë, sikurse edhe e kufijve të tashëm. Sipas saj, Kosova është palë konstruktive në këtë proces./arbresh.info/


Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...