Osmani, në ditën ndërkombëtare të turizmit: Natyra e vendit tonë është burim qetësie

12:35 | 27 Shtator 2020

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë në Facebook një video, ku paraqiten pjesët më të bukura natyrore të Kosovës.

Përmes kësaj video, Osmani ka bërë thirrje që të vizitohen këto vende.

“Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës. Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj. Dashuria e tij për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt”, ka shkruar Osmani.

“Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ju ftoj ta duam e ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës. Ajo është trashëgimia që duhet t’ua lëmë brezave”, ka bërë thirrje ajo./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara