Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në New York ka bërë homazhe pranë memorialit 9/11 ku ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.
Osmani ka thënë se sot ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, duke shtuar se populli i Kosovës është në krah të popullit amerikan, kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Asnjë ditë e vetme nuk do t’i fshijë nga kujtesa e kohës”/ Virgil
Kjo thënie e Virgjilit e vendosur në ballë të Memorialit 9/11, është thirrje për kujtesë të përhershme.
Mbi 3 mijë jetë të shuara në sulmin e 11 shtatorit 2001, na kthejnë kujtesën e na grishin ndërgjegjen sa e çmuar është liria!
Shkallët e mbijetesës, druri i vetëm i mbijetuar, fotografi të të zhdukurve, një automjet zjarrfikësish përbëjnë një pjesë të ekspozitës së tmerrit nga sulmet e 11 shtatorit 2001.
E kaluara gërshetohet me të tashmen, dhimbja me krenarinë, kujtesa me të sotmen, jonjerëzorja me njerëzoren.
Mbi të gjitha, flamuri amerikan kudo si shenjë e mbijetesës se Amerika dhe bota civilizuese nuk zbrapsen para qëllimeve dashakeqe të forcave të errëta, të cilat janë kundër lirisë.
Rrëfimi i të birit të një zjarrfikësi amerikan, rrënqethës e frymëzues, njëkohësisht. Ata që janë reaguesit e parë, të parët e panë tmerrin, të parët e ndjenë dhimbjen e disa nga ta u bën pjesë e dhimbjes.
Jetë njerëzish u shuan nga sulmi terrorist, në mesin e të cilëve edhe tre shqiptarë. Mon Gjonbalaj nuk arriti ta gëzoj pensionimin. Të njëjtën ditë në vend të pensionit fitoi përjetësinë.
Sot nderova kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. Jemi në krah të popullit amerikan, sikurse çdo herë dhe partnerë të vendosur kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve. Amerika është personifikim i lirisë, ndaj në mbrojtje të saj jemi gjithnjë bashkë. /arbresh.info/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...