Gjatë vizitës shtetërore në Sulltanatin e Bruneit Darussalam, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Urdhrin e Familjes Mbretërore Laila Utama, më i larti në nivel të shtetit.
Ky urdhër u jepet tradicionalisht udhëheqësve të huaj ndërkombëtar. Me këtë nderim, Presidentes Osmani i është dhënë gjithashtu edhe titulli honorifik “Datin Laila Utama”, i cili bart një nder të veçantë në protokollin shtetëror të Bruneit.
Në ceremoninë e pranimit të këtij Urdhri dhe titulli, Presidentja Osmani u shpreh se ky nder është një simbol i fuqishëm i respektit të ndërsjellë dhe i miqësisë që po ndërtohet në mes dy popujve.
“Ky Urdhër dhe ky titull nuk është vetëm një vlerësim për mua, por mbi të gjitha një nderim për popullin e Kosovës. Jam thellësisht mirënjohëse për mikpritjen dhe respektin e treguar nga Sulltani dhe populli i Bruneit”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Ky nderim i lartë është dëshmi e përkushtimit të Presidentes Osmani ndaj forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe promovimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Këtë Urdhër mbretëror dhe titull prestigjioz e ka marrë më parë edhe Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar./Arbresh.info



OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...