Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, i ka ndarë mirënjohje nxënësve të shkollës “Imagine International Academy”, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën me donacion për eliminimin e minave.
Osmani, takimin me nxënësit dhe mësimdhënësit e “Imagine International Academy”, e bëri gjatë vizitës në Texas, e të cilët ndër vite kanë grumbulluar donacione për eliminimin e minave në Kosovë.
“Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën HALO Trust, duke u fokusuar në heqjen e minave të vjetra tokësore në Kosovë”, shkroi Osmani.
Më tej, bëhet e ditur se e para e vendit i ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për kontributin, teksa u ka ndarë atyre edhe mirënjohje.


E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...