Deputeti i LDK-së Naser Osmani ka mohuar që kjo parti të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje për një qeveri të mundshme teknike.
Osmani pranon të ketë pasur bisedime për një çështje të tillë por ai vazhdon t’i qëndroj vendimit publik të LDK’së për zgjedhje të reja.
“Ka pasur bisedime edhe më herët. Mendoj që është ende në nivel analistësh, nuk ka diçka konkrete”, tha Osmani në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Qëndrimet e LDK’së janë të qarta për dialogun. Qëndron kërkesa e vazhdueshme që të ketë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të kemi një qeveri kredibile”, tha ai.
“LDK nuk është e kënaqur me këtë që po ndodh në arenën politike në Kosovë”, tha Osmani.
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...