Presidentja, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e ambasadorit, John Menzies.
Sipas Osmanit, Menzies shërbeu në Kosovë në ditët më të errëta, shkruan arbresh.info.
“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ka vdekur të dielën diplomati i parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies. Para se të vinte në Kosovë, Menzies ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.
Në vitin 1999, SHBA’të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.
Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare, aktualisht ka qenë duke shërbyer si President i Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut./arbresh.info/
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme