Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Polekut.
Osmani tha se kjo masakër është si një kujtesë që nuk shuhet, plagë që nuk mbyllet pa drejtësi.
Presidentja tha se e kemi obligim të kërkojmë drejtësi.
Postimi plotë:
Në mesin e 54 të vrarëve në Poklek, 24 ishin fëmijë nga mosha gjashtë muaj e deri në 17 vjeç. Ata u vranë mizorisht e pastaj u dogjën nga forca të regjimit gjenocidal serb, synim i të cilëve ishte shfarosja. Në mesin e viktimave, ishte edhe Liria, një foshnjë vetëm 6 muajshe, që mbante emrin e një ideali që ende nuk e kishte jetuar. Ajo nuk e gëzoi kurrë lirinë. Por emri i saj mbetet amanet për secilin prej nesh. Të tillë mbeten edhe emrat e 23 të vrarëve në Çikatovë të Vjetër.
Sot nuk mjafton t`i kujtojmë. E kemi obligim të kërkojmë drejtësi. Jo vetëm për Lirinë, por për çdo fëmijë të vrarë, për çdo familje të shuar.
Drejtësia nuk është hakmarrje. Është premtimi më minimal që ia kemi borxh viktimave.
Është përgjegjësia jonë që ky krim të mos mbulohet nga pluhuri i harresës apo nga heshtja.
Të mos ndalemi derisa drejtësia të triumfojë.
Sepse pa të, pa të vërtetën e thënë dhe të njohur, pa përgjegjësi për krimet, nuk ka paqe të qëndrueshme./Arbresh.info/
Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 10 muaj burg për posedi...
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...