Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Ministren për Evropë dhe Çështje Klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann.
Vizita vjen menjëherë pasi ajo mori këtë funksion në Qeverinë e re gjermane të udhëhequr nga Kancelari, Olaf Scholz dhe vetëm një ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re në RMV.
Siç njoftojnë nga MPJ, në takim u diskutua për politikën e zgjerimit, si mjet i rëndësishëm i veprimit të jashtëm të BE-së dhe për dosjen integruese evropiane të vendit si kyçe për kredibilitin e Unionit, me ç’rast u riafirmua mbështetja e fuqishme gjermane për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se përfaqëson fuqishëm narrativin evropian të vlerave dhe është partner i qëndrueshëm në skenën evropiane, që kontribuon në mirëqenien e rajonit. Fillimi i negociatave për anëtarësim do të paraqesë valorizim të asaj që është punuar deri më tani, që në masë të madhe është arritur edhe me mbështetjen e Gjermanisë, politika e jashtme e së cilës në parim i përfaqëson dhe i vlerëson aspiratat tona evropiane në këtë proces”, tha Osmani.
Ministrja e Shtetit, Lührmann e përshëndeti progresin e vendit dhe theksoi se vendi e meriton fillimin e negociatave për anëtarësim dhe theksoi se do të japë mbështetje të fortë drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët strategjik.
“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë i karakterizon dialogu intensiv politik dhe dinamika e theksuar e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Gjermania është partner politik kyç dhe ekonomik i vendit tonë, si dhe partner i rëndësishëm në procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjermania ka qenë prej kohësh partneri më i madh tregtar i vendit tonë. Përmes projekteve të ndryshme rajonale të BE-së, Gjermania mbështet përpjekjet tona për të përmbushur rekomandimet e BE-së dhe reformat e domosdoshme të agjendës evropiane”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...