Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim përfaqësues të Unionit të Turizmit të Kosovës ka potencuar rëndësinë e promovimit të turizmit të vendit.
Në takim është biseduar për rëndësinë e miratimit të Ligjit për turizëm.
Kryetarja Osmani ka thënë se është jetike që ky ligj të miratohet sa më parë në Kuvend të Kosovës, në mënyrë që ky sektor të rregullohet edhe me bazën ligjore. Më tej, ajo ka thënë se sektori i turizmit lidhet me zhvillimin afatgjatë ekonomik, ndaj menaxhimi i pandemisë patjetër duhet përcillet me mbështetje ekonomike për bizneset.
Përfaqësues të sektorit të turizmit, ndërkaq kanë vënë në spikamë vështirësitë më të cilat përballet ky sektor përgjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë, duke e konsideruar të rëndësishëm miratimin e Ligjit për turizëm./arbresh.info
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...