Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratat se “LDK është kundër UÇK-së me votën e saj pro Gjykatës Speciale”.
“Ata që komentojnë se LDK është kundër UÇK-së me votën kundër Speciales, edhe atëherë edhe tash e kanë shumë gabim”, ka thënë Osmani, në “Interaktiv” të KTV-së.
“LDK-ja ka marrë pjesë në krijimin e celulave të para të UÇK-së dhe presidenti Ibrahim Rugova ka qenë komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës”, ka thënë më tej ajo.
Sipas Osmanit, LDK beson dhe ka besuar gjithnjë në luftën e pastër të UÇK-së.
“Edhe kjo votë është në këtë kontekst. Kushdo që ka kryer krime duhet të gjykohet, e krime mund të kenë bërë individët por jo UÇK-ja”, ka thënë Osmani.
Sipas zbulimi i rasteve të vrasjeve politike të pasluftës, nuk do të ishte në të mirë të Kosovës, por do të ishte në të mirë të të gjithë vendit./Koha.net/
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...