Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar në 19-vjetorin e vrasjes ish-Kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi.
Osmani ka shkruar se Ukë Bytyqi, ishte veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, aktivist i devotshëm e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
Postimi i plotë:
Si sot, 19 vjet më parë, u vra kryetari i Suharekës, Ukë Bytyqi, veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, aktivist i devotshëm e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
Guximi e vendosmëria e tij për të vepruar, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës.
Ai u vra së bashku me përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, teksa po e promovonte idealin për shtetin, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, përfshirë edhe të drejtën e votës së lirë dhe të manifestimit qytetar.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ukë Bytyqin!
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe reshje lokale
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit