Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani është shprehur se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht krahun e djathë të ish-presidentit, Ibrahim Rugovës.
Tutje, e para e shtetit thotë se sjellja e autorëve të krimit është përkushtim i vazhdueshëm i shtetit, ndërsa vizioni i Aganit, sipas Osmanit do të udhëheq në rrugëtimin për forcimin e Kosovës dhe synimin euroatlantik.
“Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë. Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999 vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova. Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit”, shkroi presidentja në Facebook.
Ndërsa ka thënë se vizioni i tij do t’i udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit.
“Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik. Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm!”, tha tutje ajo.
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...