Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.
Në fjalën e saj, Osmani tha se përgjatë historisë, lavdia e njerëzimit është përcaktuar nga guximtarët.
“Këta individë na kujtojnë se triumfet tona më të mëdha nuk vijnë nga fuqia, por nga aftësia jonë për të nxitur shpresën, dhembshurinë dhe unitetin”, u shpreh ajo.
Osmani theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës i ka kujtuar popullit të Kosovës vuajtjet e pafundme që sjell lufta.
Mes të tjerash, Osmani ka thënë se në ato ditë të vështira bota u bashkua për t’i dalë në ndihmë popullit të Kosovës, derisa sipas saj tash është koha që Kosova të bashkohet në përpjekjet për liri për popullin e Ukrainës.
“Në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet. 25 vite pas Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë”, ka deklaruar Osmani.
Ajoi shtoi se nuk duhet të këtë afate kohore për të vendosur sovranitetin e Ukrainës.
“Si një vend i shkatërruar nga vuajtjet e luftës, dua të theksoj se ky moment kërkon që ne të qëndrojmë të vendosur, duke u siguruar që angazhimi ynë të mos matet me ditë apo muaj, por në qëndrueshmërinë e mbështetjes sonë derisa të rivendoset sovraniteti i Ukrainës dhe të mbizotërojë paqja e drejtë”, tha presidentja Osmani.
Ndër të tjera, Osmani tha se kjo luftë është beteja për vlerat tona të përbashkëta duke theksuar mbëeshtetjen që i është ofruar Ukrainës.
“Kjo luftë nuk është vetëm lufta e Ukrainës. Është beteja për vlerat tona të përbashkëta dhe idealet që sot janë nën rrethim, por janë po aq të qëndrueshme sa shpirti i atyre që i mbrojnë. Ne i kemi ofruar Ukrainës mbështetje në të gjitha frontet, nga dimensioni njerëzor deri te ndihma ushtarake”, ka deklaruar tutje Presidentja./Arbresh.info/
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë