Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Pragë të Çekisë ku mbetën të vdekur 15 persona.
Me anë të një postimi në “X”, Osmani ka thënë se Kosova solidarizohet me banorët e Pragës, shkruan Arbresh.info.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të gjithë ata të prekur nga të shtënat masive të tmerrshme sot në Pragë. Në këto momente pikëllimi të thellë, Kosova solidarizohet me banorët e Pragës dhe miqtë dhe aleatët tanë çekë.”, ka shkruar presidentja Osmani.
Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.
Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mbi 15 persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...