Ka nisur konferenca ndërkombëtare “Expand to US + AI Conference 2025”, e cila po mbahet sot në Prishtinë.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Pjesë e konferencës janë edhe përfaqësues nga Google, City of Miami dhe Creative Hub Academy.
Ngjarja, e organizuar nga Creative Hub Academy në bashkëpunim me Google dhe City of Miami, ka për qëllim të forcojë lidhjet ndërkombëtare të Kosovës përmes inovacionit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në konferencën ndërkombëtare “Expand to US + AI Conference 2025”, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së grave në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit.
“Është gjithmonë kënaqësi që ti bashkohem ngjarjeve që mu në zemër kanë inovatorët tanë dhe ndërmarrësit e jashtëzakonshëm sepse për këtë qëndron Kosova: Inovacionin, ambicien dhe potencialin e pakufizuar. Kosova nuk po e ndjek vetëm të ardhmen por po e ndërton me secilin prej jush. Të nderuar miq, sukseset e Kosovës në sektorin e inovacionit dhe teknologjisë janë rezultat i një gjenerate që ka refuzuar të definohet nga kufizimet, një gjeneratë që ka teknologjinë për të hapir dyer që kanë mbyllura. Një gjenetarë që ka kuptuar që e ardhmja i përket jo vetëm atyre që janë më të mëdhenj e më të fortë, por edhe atyre që janë më të guximshëm. Të rinjtë tanë dëshmojnë që Kosova mund të garojë edhe të udhëheq në skenën botërore”.
“Prandaj duhet të flasim për përfshirjen, sepse nëse e ardhmja e teknologjisë ndërtohet kryesisht nga burrat, mund të ndodhë që të harrohet ‘manuali i përdorimit’ dhe më pas të thirren gratë për ta rregulluar. Në fund të fundit, siç e dimë të gjithë, shpesh janë gratë ato që duhet të pastrojnë rrëmujën,” ka deklaruar Osmani.
Ajo ka shtuar se tashmë ka mjaft sektorë të drejtuar vetëm nga burrat dhe nuk duhet të shtohet një tjetër në atë listë.
“E ardhmja duhet të duket ndryshe, të tingëllojë ndryshe dhe të përfshijë gratë në çdo tryezë ku merren vendime.Sepse gratë tashmë po udhëheqin në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Detyra jonë e përbashkët është jo vetëm të hapim derën për to, por edhe të sigurojmë që ato të qëndrojnë në qendër të skenës,” tha ajo.
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...