Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar në kampin ushtarak amerikan të “Bondsteel”.
Ajo u ka thënë ushtarëve amerikanë se SHBA është shtet mik, i cili ka treguar përkushtim ndaj Kosovës.
“Kosova ka shënuar 12 vjetorin e shtetësisë dhe 21 vjetorin e çlirimit dhe askush nuk e kupton më mirë vlerën e lirisë sesa qytetarët e Kosovës”, ka thënë Osmani.
“Uniforma ushtarake ka qenë ëndërr për shumë qytetarët të Kosovës. Pa mbështetjen e SHBA-së nuk do të ishte i mundur formimi i Ushtrisë së Kosovës. Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...