Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruajtur për takimin me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Në një postim në Facebook, ajo tha se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.”, ka shkruar Osmani.
“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog.”, theksoi ajo./Arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës