Policia e Kosovës ka organizuar sot forumin me temën “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, në të cilin morën pjesë personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e rolit të grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në vend.
Ajo shtoi se barazia dhe të drejtat e njeriut janë parime themelore të Republikës së Kosovës dhe të kësaj agjende, duke theksuar nevojën që gratë të fuqizohen dhe të kenë rol të merituar në vendimmarrje.
“ Është gjithmonë kënaqësi e veçant të kthehem në ngjarjen vjetore. Kosova ka dëshmuar se mund të jap shumë në këtë fushë pacarsisht kohëve të errëta që përjetuam gjatë luftës. Republika e Kosovës sot me krenari shohim pjesmarrjen e grave tona në fushën e sigurisë. Sot dua të nderojë secilën grua që ka zgjedhur të shërbejë në Republikën tonë. Barazia dhe të drejtat e njerizt janë parimet themelore të Republikës së kosovës dhe të kësaj agjende. Progresi ia rritur nuk dihet të na përbushë me gjithë sfidat mbeten prezente. Duhet të vazhdojmë ti fuqizojmë gratë tu japim grave rolin e merituar në vendimarrje. Është thelbësore të promovojmë shembull të grave në vendimarrje.”, tha Osmani.
“Kosova ka dëshmuar ndër vite se mund të japë shumë në këtë fushë. Pavarësisht periudhave të vështira dhe të errëta që i përjetoi populli ynë gjatë luftës, ne arritëm të ringrihemi. Liria u ndërtua falë forcës dhe përkushtimit të grave dhe burrave tanë. Kjo histori qëndrese dhe bashkëpunimi tashmë po shndërrohet në një shembull frymëzimi, të cilin Kosova çdo ditë e ndan në gjithë botën”, tha ajo.
Ndërsa, Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, tha se forumi përqendrohet në mësimet nga e kaluara dhe në avancimin e agjendës për paqen, gratë dhe sigurinë.
“Sot kjo ka të bëjë me të mësuarit nga e kaluara dje eksplorimine axhendes për paqen grat dhe sigurinë. Ne të gkuthë duam ta njohim rolin e domosdoshëm të grave dhe jam i lumtur të ju mirpres. Oficeret femra sjellin prespektiva unike. Që nga viti 2013 eulex ka mbështetur gratë në këtë sektor të sigurisë. Ne duhet të nxisim një kulturë respekti. Të vazhdojmë të punojmë së bashku që çdo grua në kosovë të marrë pjesë në formimin e një shoqërie sa më të drejtë”, tha ai./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...