Demarkacioni nuk do të jetë pikë e rendit të ditës as gjatë seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës. Kryeparlamentari Kadri Veseli dje pas mbledhjes së Kryesisë tha se demarkacioni nuk është pjesë e seancës se 25 janarit pasi sipas tij, Komisioni e kishte vonuar dorëzimin e materialit.
“Ligjin për demarkacionin nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se Komisioni Parlamentar nuk e ka sjellë në kohën e duhur që të trajtohet në seancën e radhës. Do të presim të procedojmë, por që për këtë mbledhje nuk ka qenë e përgatitur”, ka thënë Veseli.
Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani e cila thotë se materiali është proceduar brenda afatit ligjor tek Kryesia e Kuvendit.
“Komisioni e ka proceduar materialin me 16 janar, pra brenda afatit ligjor. Tani është në kompetencë të kryesisë të vendosë për datën e seancës plenare ku do të shqyrtohet marrëveshja”, ka deklaruar Vjosa Osmani.
Demarkacioni vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të rëndësishme në vend, që kërkon zgjidhje të shpejtë.
Këtë gjë e kanë deklaruar disa herë edhe ambasadorët e vendeve më të fuqishme, duke kërkuar që demarkacioni të kalojë sa më shpejtë, që pastaj të hapet rruga e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë./Indeksonline/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...