Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë këtij muaj mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Në konferencën e përbashkët me homologun e saj slloven, Borut Pahor, presidentja ndër të tjera shtoi se Kosova ka treguar se është konstruktive në dialogun me Serbinë.
“Shumë shpejt, besoj gjatë korrikut do të ketë një takim edhe në nivel liderësh. Procesi ka vijuar dhe ka qenë shumë dinamik, por Kosova ka treguar se është konstruktive”, tha ajo.
Ndryshe, Osmani po qëndron në Slloveni për vizitë zyrtare ku gjatë mëngjesit të sotëm, është pritur me ceremoni shtetërore nga Pahor,/arbresh.info/
lexo edhe:
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër