Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim përfaqësues të Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO) së bashku me disa prej kompanive më të njohura japoneze.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani vuri në dukje potencialin e madh për thellimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, duke theksuar se Kosova ofron një fuqi punëtore të re, të aftë dhe konkurruese, si dhe një pozitë strategjike të favorshme për qasje në tregjet evropiane.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani prezantoi mundësitë e shumta për investime japoneze në sektorin e ICT-së, inovacionit, infrastrukturës, zhvillimit urban dhe projekteve të mëdha inxhinierike, ku bizneset japoneze mund të sjellin përvojën dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ftoi JETRO-n dhe kompanitë japoneze të eksplorojnë mundësitë për krijimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata me sektorin privat në Kosovë.
Në përmbyllje, Presidentja Osmani ritheksoi interesimin e fuqishëm të Kosovës për hapjen e një zyre përfaqësuese të JETRO-s në Prishtinë, duke theksuar se një prani e tillë do të forconte ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik dypalësh, do të lehtësonte identifikimin e projekteve dhe partnerëve potencialë për kompanitë japoneze dhe do të rriste rolin ekonomik të Japonisë në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...