Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbështetjen e Parlamentit të Belgjikës rreth liberalizimit e vizave për Kosovën.
Ajo, pas takimeve me përfaqësues të Parlamentit të Belgjikës, ka shkruar se temë diskutimi në takime e saj atje ishte edhe liberalizimi i vizave, që sipas saj do ta ofronte Evropën më afër një kapitali njerëzor.
Osmani, shkruan se partneriteti i Kosovës me Belgjikën ka një rëndësi të madhe për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Në Parlamentin e Belgjikes sot, në takim me Presidenten e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux i falenderova për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si dhe për procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.
Diskutuam në veçanti edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Theksova që liberalizimi jo vetëm që do t’i mundësontë qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, por njëherit do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke folur për numrin e madh dhe përgatitjen e jashtëzakonshme të të rinjve tanë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë