Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u takuan sot me përfaqësuesit e Organizatës së Konferencës Islamike, të prirë nga sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
Në këtë takim, presidentja Osmani i kërkoi sekretarit Al-Othaimeen përkrahje në sigurimin e njohjeve të reja nga vendet anëtare të Konferencës Islamike, si dhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ajo nënvizoi gatishmërinë e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me shtetet anetare të kësaj organizate.
Ministrja Gërvalla, ndërkaq, theksoi gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim me shtetet e Konferencës Islamike në fusha të ndryshme, duke thelluar kështu raportet bilaterale me këto shtete.
Sekretari Al-Othaimeen, shprehu vullnetin e tij për thellim të bashkëpunimit, si dhe nënvizoi faktin se në vitin 2018 u ka kërkuar vendeve anëtare të Konferencës Islamike, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë sa më parë.
Ndërkaq, Presidentja Osmani theksoi se ripërsëritja e kësaj thirrjeje ndaj shteteve anëtare do të ndihmonte Kosovën si shtet që e ka fituar lirinë dhe pavarësinë e saj pas shumë sakrificave dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit