Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka raportua Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Në fillim të raportimit Ministri Pacolli u ballafaqua më shumë pyetje.
Ishte kryesuesja e Komisionit, Vjosa Osmani, ajo e cila kërkoi llogari për Samitin e Berlinit nga Ministri Pacolli.
Ajo kërkoi nga Pacolli të tregoj nëse mos koordinimi i dy krerëve të shtetit dëmtoi Kosovën ne Berlin.
“Atje s’ka pas një qëndrim të koordinuar nga dy instucioneve për dialog më Serbin. A mendoni se ky mos unitet e ka dëmtuar marrëdhëniet bilaterale me dy shtetet nikoqire. Sa mendoni se është dëmtuar Kosova në këtë aspekt. Çështje tjetër është edhe se këto dy vite kemi ngecje më të madhe në procesin e njohjeve. Cila mendoni se është arsyeja e ngecjeve të njohjeve ndaj Kosovës. A mund të lidhet edhe dialogu më Serbin në këtë çështje”, ka thënë ajo.
Ministri Pacolli tregoj detaje nga Samiti i Berlinit.
“Berlini ka qenë një takim historik dhe mjaft i rëndësishëm. Kemi pasur takime të rëndësishme më Ambasadorin Amerikan në Berlin, kemi marr mbështetjen nga SHBA-të dhe jemi inkurajuar. Kemi pasur takim edhe më Komisionarin Mogerini. Zonja Mogerin ka paraqitur kërkesën që sa më parë të filloj dialogu. Ajo nënvizoi se asnjëherë ajo nuk ka biseduar më askënd as më Serbin e as me Kosovën për ndarje të Kosovës ose për ndërrim të kufijve. Kemi pasur takim më Presidentin e Frances Mecron dhe Kancelaren gjermane Merkel. Pas fjalimeve kanë ardhur në konkluzion se qëllimi i konferencës është integrimi i shteteve, fillimi i dialogut dhe lihet të kuptohet se dialogu nuk do të zgjat shumë dhe tema e tret çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës. Për Kosovën ka fol Presidenti dhe Kryeministri” , tha Pacolli./Arbresh.info/
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...