Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar edhe një herë 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo tha se Kosova qëndron këtu ku është sot, vetëm se nuk u dorëzua, rezistoi e luftoi pa u përkulur përballë dhunës, padrejtësisë e mizorive, shkruan Arbresh.info.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, urime 17-vjetori i Pavarësisë. Ne jemi këtu sepse qëndruam dhe rezistuam. Ne jemi sot këtu sepse luftuam, sepse sakrifikuam, sepse nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë dhe para mizorive. Ne jemi këtu sot sepse ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë. E falë Ushtrisë e Policisë së Kosovës, arritëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të shtetit tonë”, tha Osmani para nisjes së ceremonisë së parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Ajo përmend edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova si Atin Themeltar të Pavarësisë, teksa shtoi se sot qëndrojnë krenarë flamurit kombëtar, nën qiellin flamurit tonë të dashur.
“Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, në këtë 17-vjetor të Pavarësisë së Republikës, qëndrojmë krenarë para flamurit tonë të dashur, nën qiellin e lirë të atdheut tonë për ta nderuar rrugëtimin e lavdishëm të kombit tonë drejt lirisë, sovranitetit dhe shtetësisë së plotë”, tha presidentja.
“Në themelet e Republikës sonë qëndron një rrugëtim i gjatë, një rrugëtim që nisi me vizionin e arkitektit të Pavarësisë sonë, Atit Themeltar të Republikës, presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...