Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit për konstituimin e Kuvendit të Kuvendit.
Në një konferencë për media pas takimit me krerët e partive politike, Osmani ka thënë se kryesuesit e partive politike ranë dakord që nëse vjen ky veprim nga ajo e mbështesin.
“Diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe konstruktiv, ndoshta për shkak të përvojës së gjatë, kam parë lloj-lloj takimesh, ky nuk ka qenë i tillë. Tymi i bardhë del vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit. Disponim minimal e thashë në kontekstin që vullnet ka tek të gjithë liderët për të gjetur zgjidhje, dhe për të dëgjuar edhe ide të reja. Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vimë deri këtu. Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit. Nëse shkon shumë shumë gjatë, liderët duhet të ulen e të pajtohen për zgjedhje, megjithatë për këtë duhet të pajtohen së pari për konstituim të Kuvendit”, tha ajo më tutje”, është shprehur Osmani.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë