Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një konference për media u ka rekomanduar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’i adresohen Gjykatës Kushtetese.
Ajo u shpreh se kjo duhet bërë me shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.
“Unë dua t’i inkurajojë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e iniciuara nga partitë PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, nën shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.
LEXO EDHE:
“Unë nuk do ta inkurajoja asnjë asnjë institucion që ta linte lëndën në Gjykatën Kushtetuese, në qoftëse gjyqtar raportues, për temë kaq sensitive është fjala, vendoset ky gjyqtar, së paku derisa të sqarohet përfundimisht nga institucionet tona të drejtësisë”, u shpreh ajo, transmeton klankosova
Këto komente të saj erdhën pas vendimit të tërheqjes së kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.
Ky vendim erdhi si pasojë e caktimit të Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.
LEXO EDHE:
Osmani: Gjyqtari Laban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga