Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mandati i qeverisës së Ramush Haradinajt mund të vuloset nëse lejon apo parandalon copëtimin e Kosovës me idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Deputetja ka thënë në KTV se Haradinaj me katër vota mund të vendos kundër planit për copëtimin e Kosovës që ka ekzistuar me dekada.
“Ky mandat do të vuloset nëse kjo qeveri ka lejuar apo parandaluar cotpimin e Kosovës. Me katër vota Haradinaj mund ta parandalojë copëtimin e Kosovës, plan që ka ekzistuar që prej viteve 90. Për çka mbetën 13 mijë të vrarë, 20 mijë gra të dhunuara, 1700 persona të zhdukur, për çka është bërë lufta kur plane të tilla është kundërshtuar kur kemi qenë të rrezikuar që të shfarosemi si popull. Në kohë të Millosheviqit e kemi kundërshtuar copëtimin e Kosovës, kurse sot po e heshtim për shkak të mundësive për pushtet”, ka thënë Osmani.
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...