Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Mbrojtjes të Dukatit të Madh të Luksemburgut, znj. Yuriko Backes.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Forcave të Armatosura të Luksemburgut në kuadër të misionit të KFOR-it, duke vlerësuar lart përkushtimin e këtij vendi në promovimin e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin, transmeton Arbresh.info.
Po ashtu, Presidentja ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e Luksemburgut ndaj Zyrës së Presidentes në përmbushjen e objektivave të përbashkëta strategjike, si dhe për iniciativat e Presidentes në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
“Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si komponent thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta. Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut përmes projekteve zhvillimore në Kosovë. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë strategjike të përkrahjes së mëtejshme nga Luksemburgu për procesin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar vlerat e përbashkëta demokratike dhe rolin që luan Kosova si një faktor i qëndrueshëm i stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./Arbresh.info

Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...