Osmani i “ankohet” Escobarit se Serbia po refuzon shpërbërjen e strukturave ilegale e kriminale në Kosovë

10:29 | 19 Tetor 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi, por edhe për çështje të tjera që lidhen me vendin tonë.

Presidentja ndër të tjera tha se me Escobarin ka shprehur shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë.

“Shfrytëzova rastin për ta shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë dhe të frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga qeveria e ShBA-së. Jo vetëm që Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë këto struktura kriminale, por në fakt vazhdojnë t’i mbështesin financiarisht dhe politikisht. ShBA-ja s’ka aleat më të madh se Kosovën, ne mund të jemi vend i vogël, por duke punuar për së afërmi me partnerët tanë amerikanë do të vazhdojmë të përparojmë me të arritura të mëdha”, theksoi presidentja Vjosa Osmani gjatë konferencës për media me Escobarin. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale